Panoramasport.al/ Trajneri i Turbinës, Bledar Devolli, ka mbetur i kënaqur nga prova e parë në krye të skuadrës cërrikase.
“Edhe pse ishte thjesht një ndeshje miqësore, donim ta fitonim dhe për këtë gjë më vjen mirë, sepse pashë angazhim maksimal nga djemtë. Kemi vetëm tri ditë stërvitje dhe shumicën e gjërave që kishim punuar, lojtarët i zbatuan mirë në fushë ndaj Kukësit. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të ulim kokën, pasi e kemi grupin dhe cilësitë për të bërë gjëra të mira.
Shpresojmë që në vazhdimësi të kalojmë këtë moment, duke marrë sigurisht pikë maksimale në kampionat. Jam optimist, sidomos me entuziazmin që pashë te skuadra në ndeshjen me Kukësin. Me pak fat do të jemi aty ku ne mendojmë. Tashmë kemi edhe të hënën ndeshjen e Kupës me Erzenin, ku shpresoj që skuadra të ketë të njëjtën dëshirë. Duhet të jemi agresivë në të dyja fazat e lojës”, deklaroi dje trajneri Devolli për “Panorama Sport”.
MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL