Deda i kundërvihet Ramës: Nuk mund të luash “babain e kombit” duke vaksinuar vetëm të moshuarit

0
319
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i mirënjohur i humorit Jul Deda me anë të një postimi në facebook e ka vlerësuar fushatën e vaksinimit nga kryeministri si një “lojë të pistë.”

Sipas aktorit, Rama nuk mund të merret vetëm me të moshuarit dhe të harrojë të rinjtë, ata të cilët janë e ardhmja e vendit.

Deda shprehet se kryeministri po shfrytëzon dhembsurinë që kemi për të moshuarit duke luajtur një lojë të pistë.

Postimi i plotë I Dedës:

“Loja e ndyre e piktorit.

Mosha e trete pa diskutim duhet respektuar, ndihmuar dhe trajtuar siç i takon, por ti nuk mund te besh fushate mbi kete fakt o piktor.

Nuk mund te merresh vetem me te moshuarit dhe te harrosh te rinjte, te harrosh te ardhmen e vendit.

Fushata jote, duke shfrytezuar dhembshurine qe mund te kemi per te moshuarit eshte loje e piset nga ana jote.

Nese nje i moshuar na dhimbset se eshte i vetmuar, eshte sepse ti detyrove femijet e tij te iknin nga ky vend.

Rinia mori valixhet per shkakun tend, prandaj ti ke frike te perballesh me rinine, me familjet e reja, me krahun e vertete te punes, te cilin ti e le si peshku pa uje.

Nuk mund te dalesh atje, te luash “babain e kombit” si delirant dhe te shfrytezosh deshiren e te moshuarve per te jetuar sa me gjate, per t’i kthyer ne vote.

Fushata jote “nje i moshuar, nje vaksine, nje vote” eshte teper e shpifur dhe aspak njerezore”.

Zjarr Tv Ad