Defekt në avionin e Melanias, kabina mbushet me tym

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një avion, në të cilin udhëtonte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, është detyruar të kthehet prapa, pasi tymi mbushi kabinën.

Siç shkruan “The Sun” shkak është bërë pasi kabina e avionit është mbushur me tym pasi ka pësuar një defekt teknik. Avioni u rikthye në bazën ushtarake “Andrews”, bazë kjo që përdoret nga Shtëpia e Bardhë, jashtë Uashington DC.

Zëdhënësja e Melania Trump,  Stephanie Grisham njoftoi se të gjithë personat që ndodheshin në avion janë të sigurt dhe nuk ka asgjë shqetësuese.

Melania Trump ishte nisur paraditen e sotme për në Philadephia ku do të takonte familjet e fëmijëve që vuanin nga varësia ndaj opioid.

Zjarr Tv Ad