‘Defender Europe 21’ vë në lëvizje qeverinë e Kosovës, flet Kurti: Do të rrisim buxhetin për FSK-në

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e mbajtur para trupave amerikanë dhe ushtarëve të Kosovës ka deklaruar se do të rrisë buxhetin për Forcat Speciale të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Kurti ka përgëzuar ushtarë për profesionalizimin dhe për përkushtimin që kanë treguar. Ai gjithashtu tha se pjesëmarrja e ushtarëve të Kosovës në stërvitje tregon se synimi i Kosovës është që të kenë një ambientë të qetë dhe të sigurtë.

“Ju përgëzoj për profesionalizimin dhe përkushtimin që treguat gjatë këtij ushtrimi, e cila është më rëndësi për vendin tonë. Veçantia e ushtrimit ‘Defender-Europe 21’ lidhet me faktin që partneri ynë strategjik SHBA-ja, i dhanë besimin vendit tonë dhe FSK-së, që për herë të parë të mirëpres një pjesë të këtij ushtrimi në territorin tonë. Pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimin ‘Defender-Europe 21’, dëshmon qartë për synimin e vendit tonë për një ambient të sigurt dhe paqësor.

Profesionalizmi juaj i treguar dhe operacionet që sapo pamë, tregon që FSK është jo vetëm e vullnetshme por edhe e gatshme, e aftë për të ndihmuar dhe kontribuuar në sigurinë kontinentale dhe globale.

Ushtarak të nderuar, gjatë këtij ushtrimi ju keni shtyrë kufijtë më të skajshëm, kufizimet e juaja fizike dhe psikike me të vetmin qëllim që të dëshmoni para vetes, qytetarëve dhe partnerëve tanë që forca jonë është e përkushtuar dhe e gatshme për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin tonë, e gatshme për të qenë pjesë e NATO-s.

Unë jam i bindur që pas këtij ushtrimi, FSK-ja ka fituar aftësi të reja ushtarake dhe ju përgëzoj. Ju siguroj që kabineti im qeveritar do të vazhdojë mbështetjen dhe do ta shtojë buxhetin për FSK-në, në rrugën e saj për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale”, theksoi ai.

Krerët e institucioneve u janë bashkuar sot pjestarëve të “Defender 21”, ku dhe kanë mbajtur fjalime. Stervitja e Defender 21, kanë filluar në 17 maj dhe pritet që vazhdojnë për 10 ditë.

Zjarr Tv Ad