Dega e PD-së në Angli: Mbështesim mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dega e Partisë Demokratike në Angli, me anë të një deklarate për mediat, ka kërkuar që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Sipas deklaratës, ‘të gjithë kësaj situate i shtohen edhe zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike me humbjet e saj të reshtura sikur të jetë në pushtet me Edi Ramen plot 3- mandate radhazi’.

Deklarata e plotë e degës së PD në Angli:

Duke parë dhe ndjekur me vëmendje të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Partinë Demokratike në Shqipëri, edhe ne si degë jo pak e rëndësishme e kësaj Partie, me një kontributin të pamohueshëm për vite me radhë këtu në Mbretërinë e Bashkuar kemi reagimin tonë si anëtarë e demokratë të PDSH.

Edhe pse nuk ndodhemi fizikisht në atdhe e ndjejmë veten pjesëtare dhe të pandarë të gjithë atyre njerëzve të shumë vuajtur të vendit tonë.

Prandaj për këtë ne nuk reshtim pa pushim në mbështetje tonë për Demokraci në këtë vend.

Por duke parë gjendjen e mjerueshme ku është katandisur vendi, vjedhjen e votës, korrupsion në përmasa të mëdha, me kapjen e drejtësisë nga Edi Rama, kapja e medias, keqpërdorim dhe vjedhje të fondeve publike në masë të madhe, vjedhje e votës së lirë, ku shteti po kalon në një autokraci të vetme.

Të gjithë kësaj situate i shtohen edhe zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike me humbjet e saj të reshtura sikur të jetë në pushtet me Edi Ramen plot 3- mandate radhazi. Kështu ne si degë e PD-së në Mbretërinë e Bashkuar kërkojmë:

1-Të gjithë demokratët të mblidhen rreth Partisë Demokratike.

2- Respektimi me përpikmëri i statusit të Partisë. ( që është shkelur totalisht në raste të shumta).

3- Kërkojmë që forumet e partisë të respektohen dhe çdo masë që merret të diskutohet duke u bazuar në Statusin e partisë që vetë kemi votuar.

4-Kërkojmë që të gjithë demokratët kudo ku janë të mblidhen pa përjashtim dhe të thonë fjalën e tyre nëpërmjet forumeve të Partisë për të ardhmen e saj.

5-Kërkojmë sa më parë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike si Organi më i lartë dhe përfaqësues i kësaj Partie për të rikthyer mekanizmin e demokracisë së brendshme si dhe vendosjen e të ardhmes së PD.

– Gjithashtu kërkojmë përfaqësimin e gjithë demokratëve të Mbretërisë së Bashkuar në Kuvendin e Partisë Demokratike të Shqipërisë që do të zhvillohet në Tirane me dt-11/12 2021.

Rroftë Shqipëria

Rroftë Demokracia

Rroftë Partia Demokratike.

Zjarr Tv Ad