Ka nisur në Komisionin e Ligjeve seanca dëgjimore me kryetaren e KLGJ-së, Ministrinë e Drejtësisë, dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë, për hartën gjyqësore.
Në nisje të kësaj mbledhje nuk kanë munguar dhe replikat për çështje proceduriale, ku Fatmir Xhafaj kishte pretendime në lidhje me radhën e folësve, ku sipas tij e para që do të duhet të merrte fjalën ishte kryetarja e Klgj, dhe jo kreu i dhomës së avokatisë Maks Haxhia.
“Ne nuk jemi sot këtu vetëm se e ka kërkuar opozita, nëse ju kujtohet kur zonja kryetare e KLGJ-së paraqiti raportin vjetor, ne i tham që për hartën e re gjyqësore do të flasim në një moment të dytë. Nuk duhet trajtuar vetëm si një rrjedhojë e kërkesës së opozitës.
Nëse nisemi nga ky kontekst, ne do të ishte mirë që të dëgjonim KLGj dhe jo dhomën e avokatisë, që në këtë rast është palë e interesuar. Krahas KLGJ ne duhet të dëgjojmë edhe ministrin, sepse harta është bashkëpropozim, ne do të duhet të dëgjojmë këndvështrimin e qeverisë, që nuk janë atribute të KLGJ-së”, u shpreh Xhafaj.