“Dëgjoj zëra, dua të flas me një…” Vrau bashkatdhetarin në Itali, çfarë deklaroi para hetuesve Petrit Gega

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Dëgjoj zëra, shoh djallin”. Dhe akoma. “Dua të flas me një ekzorcist”. Këto janë disa prej deklaratave që përcjell Giornale di Brescia dhe që i përkasin Petrit Gegës para hetuesve, 52-vjeçarit shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit Alfons Kola. 33-vjeçari mbeti i vrarë me thikë pasditen e 31 majit, jashtë një lokali në Calcinatello të Brescia-s.

Gega u ndalua nga karabinierët rreth një orë pas krimit. Autoritetet i trokitën në derën e shtëpisë në Lonato, ku 52-vjeçari me profesion murator, jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Ishin kamerat e shumta të sigurisë në zonë që e identifikuan. Kamerat filmuan po ashtu momentin e sherrit fillimisht me fjalë e më pas goditjen disa herë të 33-vjeçarit me një thikë kuzhine.Alfons Kola gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Breshias ku u

Me helikopter në gjendje të rëndë. Kola dhe Gega ishin të dy nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës, fqinj me njëri-tjetrin. Pikërisht njohja e tyre e hershme, bën që hetuesit italianë të mos përjashtojnë mundësinë se krimi mund të ketë ardhur edhe për shkak të mërive të vjetra.

Megjithatë, ende nuk ka një motiv për krimin e rëndë. Petrit Gega nuk ka folur ende për këtë. Ai mësohet se ka kërkuar ekzorcist dhe ka pretenduar se dëgjon zëra.

Pak ditë më parë, mbrojtësja ligjore e 52-vjeçarit tha se “bëhet fjalë për një çështje delikate”, pa dhënë shpjegime të mëtejshme, duke shtuar edhe më shumë misterin rreth kësaj vrasjeje.

Zjarr Tv Ad