“Dëgjova zemrën për KOSOVËN”, Hadergjonaj flet para Anglisë: Futbolli tregon fytyrën e shtetit tonë, Zvicra na dha gjithçka

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Florent Hadergjonaj

Të martën, në datën 10 shtator, do të luhet ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës, e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të.

Florent Hadergjonaj, në një intervistë të dhënë për “Daily Mail” ka folur për shumë tema, që nga futbolli, e deri tek lufta e Kosovës.

“Kur lojtarët tanë ulen dhe bisedojnë, nuk është veç për futbollin. Të gjithë e kanë rrëfimin e tyre. Ata që s’ishin në Kosovë gjatë luftës i dëgjojnë ata që ishin. Ne dëgjojmë nga bashkëlojtarët tanë teksa flasin për ecjet gjatë maleve për të ikur në kohën sa ishin fëmijë. Pa ushqim, duke ecur për dy apo tre ditë, me të shtënat përreth. Është emocionuese sepse e kupton se edhe familja, xhaxhallarët, kushërinjtë, mund të ishin përballur me të njëjtën gjë”.

Me tej, 25 vjeçari, i cili aktivizohet me skuadrën e Huddersfield në Championship, ka thënë se futbollit tregon fytyrën e mirë të shtetit të Kosovës.

“Ekipi i futbollit tregon fytyrën e mirë të shtetit tonë. Lojtarët tanë janë të lindur në shtete të ndryshme, por janë bërë bashkë për të krijuar gjëra. Dashuria për futbollin është e çmendur. Kemi mposhtur Bullgarinë në Sofje dhe qindra fansa ishin në aeroport deri në tre të natës për të na përshëndetur. Nëse dalim për të ngrënë, nuk na lënë të paguajmë. Njerëzit shikojnë dhe lëshojnë muzikë. Nuk mund ta imagjinoj se si do të ishte po që se do kualifikoheshim për Euro 2020”.

Në kohën e trazirave në Kosovë, Hadergjonaj ka thënë se prindërit e tij kanë emigruar në Zvicër, duke lënë pas familjen në Kosovë. Vendimi për mbrojtësin nuk ka qenë i lehtë për të luajtur me ‘Dardanët”, sepse atë e donte edhe Zvicra, mirëpo në fund ai ka dëgjuar zemrën.

“Kam sigurisht informacione, por ishte më vonë kur e kuptova në të vërtetë se çka kishte ndodhur. Ishte vështirë për prindërit e mi. Pjesa tjetër e familjes sonë po luftonte për jetët e tyre dhe nuk mund të bënim asgjë. Babai im kishte kushërinjtë që ishin në ushtri dhe u vranë. Kur kthehem në Kosovë, vizitoj familjet, gratë pa burra e fëmijët pa etërit. Ndihemi me fat që kam qenë në Zvicër. Më dha gjithçka dhe më mundësoi të bëhem futbollist. Ishte vështirë të vendosja. Zvicra u dha prindërve të mi jetë më të mirë, por edhe unë kisha familjen që ka luftuar për një shtet që po rritet. Në fund, ishte se si ndihesha brenda. Kam folur sinqerisht me Federatën e Zvicrës dhe jam falënderues që më kanë mirëkuptuar dhe nuk e kanë bërë të vështirë për mua.

Përballja me Anglinë nuk do të jetë e lehtë dhe Hadërgjonaj zbulon për lojtarët kundërshtarë që do të ketë të martën në mbrëmje. Sipas tij, Kosova në këtë duel, do të ishte e kënaqur edhe me një pikë.

“Lojtarët tjerë më kanë pyetur se si janë futbollistët anglezë. U kam thënë ‘Djem shikoni videot, nuk mund t’u ndihmoj. Anglia ka lojtarë të mrekullueshëm. Duken të rrezikshëm në TV, por duhet t’u them, është edhe më vështirë në fushë. Kosovarët do të vijnë nga çdo vend për këtë ndeshje. E donim Ëembleyn para Southamptonit, por ndoshta një stadium më i vogël do të jetë më mirë për ne, 30 mijë në vend të 80 mijëve. Kam luajtur në “St Mary’s Stadium” më herët dhe kam barazuar 1 me 1. Do ta pranoja këtë rezultat tani”.

Zjarr Tv Ad