Degradon sherri mes demokratëve! Kolegia akuzon rëndë Açkën: Flutura në kabinën e qeverisë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar sërish ditën e sotme kryetaren e Komisionit të Mediave, Flutura Açkën.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Zhupa ka publikuar një video nga mbledhja e komisionit ku shprehet se Açka është bërë palë me mazhorancën pasi kjo e fundit gjatë mbledhjes në komision ka votuar pro buxhetit të qeverisë duke e mbuluar me togfjalëshin se ‘njerëzit po punojnë’.

Postimi i plotë:

“Flutura në kabinën e qeverisë!

Flutura ka rekord historik në historinë e parlamentarizmin: si deputete e opozites qe voton PRO BUXHETIT TE QEVERISE! Ndiqni videon nga komisioni????????

Qeveria do punoj justifikohet Flutura me togfjaleshin “Njerezit do punojne”

Tani le te dali Petro Koci prap te mbroj publikisht, ose le te pergatiti nje trill letrar se aty ka talent qe nuk ja mohojme dot e le te stisi justifikimet qe do.

Ndersa mbledhjet jane publike edhe kushdo e gjykon opozitarizmin tone duke na pare, ashtu si shikon edhe raportet e pavarura te ISP per te pare aktivitetin e deputeteve.

Une sigurisht bej lajm, mos u merzit e dashur, se kam ca them dhe bej opoziten dhe smarr askend dhe as kam grup me gazetar. Por ti mos merr naten ne cel kryeredaktoret se nuk te bejne dot lajm po nuk the gje me vlere sado shkrimtare e nderuar qofsh. Shkelqen si shkrimtare dhe te respekton gjithe Shqiperia, mos u bej pis duke te perdorur me apo vetedije mazhiranca.

Jam ne sherbim te demokrateve me krenari, dhe nuk do me futem kurre ne shinat e socialisteve dhe aq pak te PSV te Petro Kocit. Njoh lirine dhe vetem ate! Edhe nese do te dish mendimin e demokrateve hap komentet ne facebook tend, ose shiko te une po deshe.

PS: Uroj qe te kuptosh qe na kane votuar per te bere opozite.”, ka shkruar ajo.

Zjarr Tv Ad