Dekani i Juridikut studentëve: Keni marrë peng shkollën

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dekani i Fakulteti Juridik, Artan Hoxha, gjatë një takimi me studentë u ka bërë thirrje që të ndërpresin protestën, pasi kanë marrë shkollën.

Biseda është zhvilluar në zyrën e dekanit, ku ai shfaqet duke u bërë thirrje studentëve që të vijojnë mësimin dhe të ndërpesin bojkotin.

“Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin. Po t’ju ndodhë gjë (dokumenteve) ku do shkoni ju? Ju keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj gjithë këtij procesi”, dëgjohet të thotë Hoxha.

Protesta e studentëve ka nisur prej fillimit të dhjetorit, ndërsa gjatë muaj janar ajo ka marrë një tjetër formë, pasi studentët kanë vendosur që të bllokojnë fakultetet dhe të bojkotojnë mësimin.

Zjarr Tv Ad