Deklarata ‘bombë’ e avokatit të Izet Haxhisë: Po tentohet eliminimi fizik i tij, i rrezikohet jeta e familjarëve

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Jeta e tij dhe e njerëzve të afërt të tij rrezikohet në mënyrë dramatike. Tentohet eliminimi fizik i tij”. Kështu deklaron avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri. Në një deklaratë për mediat Beqiri deklaron se pasi klienti i tij ka qëndruar për 25 orë tek Krimet e Rënda, makina që e shoqëronte ka bërë ‘aksident’, duke e përplasur. Avokati bën me dije se Haxhiaj, i cili akuzohet per vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari, ka patur të vjella dhe është çuar me urgjencë në Spital.

“Izet Haxhia ndërpret menjëherë deklarimet kundër Sali Berishës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jeta e tij dhe ë njerëzve të afërt të tij rrezikohet në mënyrë dramatike. Tentohet eleminimi fizik i tij .
Izet Haxhiaj, pasi ka deponuar plotë 4 ditë me radhë për 25 orë të qëndrimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë kundër krimeve të kryera nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999, në datën 09.10.2019, kur është shoqëruar për të vazhduar deklarimit dhe për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë “aksident”, duke u përplasur. Izet Haxhiaj ka pësuar fraktura në kokë, ka patur të vjella dhe është çuar me urgjencë në Spital…

Për katër ditët që Izet Haxhia ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas kallëzimit penal të bërë prej tij kundër Sali Berishës në muajin dhjetor 2018, bota e krimit është aktivizuar me një egërsi të paimagjinueshme, sidomos në rrjetet sociale, kundër Izet Haxhisë, njerëzve më të afërt të tij si dhe mbrojtësve ligjor të tij. Strukturat e shtetit, institucionet përkatëse ligjzbatuese, megjithëse i shohin këto reagime, shantazhime, kanosje serioze për vrasje etj, nuk i marrin në mbrojtje, për t’u siguruar jetën, së paku Izet Haxhisë, këtij dëshmitari okular që me prova dhe me fakte të pakontestueshme po denoncon krimet më të rënda që janë kryer prej ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha në vitet 1991-1999, duke i sjell vendit dhe familjeve shqiptare plagë të rënda dhe tragjike.
Në kushtet e mësipërme mbrojtësi ligjor i ka rekomanduar Izet Haxhiaj ndërprerjen e menjëhershme të deklarimeve të tij para Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër Sali Berishës, derisa të marrim garancitë e plota nga institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt të tij”, shprehet avokati Idajet Beqiri.

 

 

 

 

 

 

“Ti qenke dashnori i kësaj”, zbardhet dëshmia e shefit të sigurisë së burgut në Durrës: Çfarë ndodhi në shtëpinë e Marsidës

 

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Kavajën, dëshmi të reja vijnë për krimin që ndodhi brenda apartamentit në lagjen nr.2 të qytetit ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Dritan Haxholli.

Gazetarja Dorjana Bezat ka mundur të zbardhë për “BalkanWeb” dëshminë e Bledar Tocit, shefit të sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit i cili është arrestuar për vrasjen e Dritan Haxhollit.

Ai ka deklaruar se qëllimi i tij dhe dy miqve të 30-vjeçares ka qenë për t’i bërë presion Haxhollit ta linte të qetë por se viktima kishte aluduar për një lidhje të tij me Marsida Qatjan dhe kishte qëlluar me kallashnikov për ta vrarë.

“Marsida Qatja më telefonoi pasdite dhe më tha se Dritan Haxholli e bezdiste dhe e përndiqte dhe unë i thashë se do e ndihmoja.
Kam shkuar disa herë tek shtëpia e saj gjatë së mërkurës. Marsida më tha se Dritani vjen zakonisht natën aty dhe për këtë arsye unë qëndrova aty në mbrëmje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën.

I thamë Marsidës se do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësonte më. Rreth mesnatës kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte shkova unë dhe ia hapa derën ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon. Sapo ia hapa derën Dritani me tha:’Ti qenke dashnori i kësaj prandaj ajo u nda nga mua’ dhe hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja. Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”, ka deklaruar ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së të mërkurës në një apartament dip ‘duplex’ në lagjen 2 të Kavajës, ku Marsida Qatja jetonte me djalin 3 vjeç. Ajo është nënë e tre fëmijëve, dy nga martesa e parë dhe një nga martesa e dytë. Pas ngjarjes së rëndë policia arrestoi Bledar Tocin, i cili ndodhet në spital pasi është plagosur në qafë nga Dritan Haxholli. Ndërkohë në pranga ka përfunduar edhe vëllai i tij Bernard Toci, pasi i janë gjetur disa doza kokainë.

Marsida Qatja dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore me Haxhollin, i cili nuk pranonte ndarjen dhe e përndiqte prej kohësh. Vetë 30-vjeçarja në një intervistë për “News24” e “BalkanWeb” e mohoi lidhjen por duke pranuar se Haxholli e kërcënonte dhe ndaj i kishte kërkuar ndihmë Bledar Toçit.

 

Zjarr Tv Ad