Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman Peter Zingraf për PD, i cili tha se demokratët duhet të udhëhiqen nga një lider i orientuar nga e ardhmja dhe të mos fokusohen te individët por te përmbajtja.
Duke u dakordësuar me diplomatin gjerman, Berisha tha se platforma e tij me atë të qeverisë janë si dy botë dhe se shqiptarët do të zgjedhin platformën e PD.
Berisha: Shumë e drejtë. Asgjë kundër meje. Cila është platforma jonë? Integrimi i Shqipërisë në BE.Cila është platforma e qeverisë? Ballkani i Hapur. Platforma jonë është luftë me zero toleranca ndaj krimit, e qeverisë legalizimi i kanabisit. Platforma jonë është luftë pa kompromis, me tansparencë, me korrupsionin. Janë dy botë, dy platformëa. Kam besim se shqiptarët do të zgjedhin platformën tonë.