Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Debatet dhe përplasjet nuk kanë munguar as ditën e sotme në foltoren e Kuvendit, ku kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar ndër të tjera si “mbeturinë social-realiste”.
Gjatë fjalës së tij kreu i PD-së nuk “kurseu” as Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropalin.
Fjalët e Bashës acaruan ministren e cila “shpërtheu” në replika nga vendi i saj kundrejt Bashës, replika të cilat u lanë përgjysëm nga Rama pasi siç shihet dhe në videon e mëposhtme ai e ka shtyrë Spiropalin në mënyrë që ajo të pushonte.