Deklarata e fortë e avokatit të njohur: Gjyqtarja e Elbasanit duhet të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugë! Nuk është e vetmja

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Kujtim Cakrani ka folur në lidhje me rastin e publikuar ditën e djeshme të kryegjyqtares së Elbasanit. Avokati tha se ky ishte një rast i cili dëmton rëndë imazhin e institucionit të drejtësisë, në këtë rast të gjykatave të cilat tashmë janë të dëmtuara nga akuzat e shumta që u bëhen vazhdimisht për korrupsione apo çështje të tjera.

Cakrani tha se është e pamundur që krye-gjyqtarja mos të ketë publikuar videot me pëlqimin e saj dhe shtoi se ky nuk është rasti i vetëm që ndodhin këto lloj sjelljesh tek gjyqtaret shqiptare.

Sipas tij, niveli i performancës është ulur shumë dhe raste të tilla të performancës dhe etikës së dobët gjen shumë në këto institucione.

“Rasti i nënkryetares së gjyqtares së Elbasanit, është ndoshta nga rastet më precedentë sa i përket anës morale, pasi nuk flitet për korrupsion por për video të cilat kanë dalë nëpër rrjete socaile, të cilat janë bërë me një qëllim të caktuar në ambientet e punës. Përderisa janë bërë aty, këto video janë bërë nga një person tjetër por me dëshirën e saj që duket dukshëm.

Ajo mund t’i bëjë jashtë këto veprime por unë jam kundër edhe kësaj, sepse ajo përfaëson institucionin e gjykatës, që është i dëmtuar rëndë gjatë këtyre viteve për fenomenin e korrupsionit. Gjithashtu edhe për faktin se po dalin nga vetingu gjyqtarë shumë të korruptuar.

Nëse merr përgjegjësinë për të bërë një jetë publike, duhet të heqësh dorë nga shumë gjëra. Nëse do të vazhdojë për modele të kishte zgjidhte rrugën e fotomodeles. Por aty jemi në një institucion të drejtësisë të dëmtuar rëndë, ku imazhi i gjyqtarëve është përtokë.

Ajo mund të ketë justifikime nga më të ndryshme por duhet të japë dorëheqjen dhe të hapi rrugë për kryerjen e hetimeve. Sic u mor vesh dje, ILD ka nisur hetimet ndaj saj për shkelje të hetimeve.

Por unë nuk mendoj se gjyqtares ja kanë vjedhur vërtet, problemi qëndron se është ulur niveli shumë i gjyqtareve të cilat kanë të njëjtën etikë që e përdorin në sistemin e drejtësisë. Janë të një performance shumë të dobët si nga ana etike po ashtu edhe nga ana profesionale” – tha Cakrani.

Zjarr Tv Ad