Deklarata e fortë e Borrell: Në ditët e ardhshme presim që Rusia të sulmojë në…

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Kam frikë se trupat ruse po grumbullohen në lindje për të nisur një sulm në Donbas.

Dhe ukrainasit e dinë mirë këtë. Kështu që kam frikë se në ditët e ardhshme do të intensifikohet lufta në Donbass”.

Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në Luksemburg para Këshillit të Punëve të Jashtme.

Sipas Bloomberg, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell, u kërkoi vendeve anëtare që të sigurojnë shpejt Kievin me armët që ai ka kërkuar, ndërsa Ukraina përgatitet që Rusia të rrisë sulmet e saj në lindje të vendit.

Borrell u tha diplomatëve të BE-së se një vendim nevojitet brenda ditësh dhe jo brenda javësh dhe unioni duhet të bëjë gjithçka që duhet për të ndihmuar Ukrainën.

“Sanksionet kundër Rusisë janë gjithmonë në tryezë”

Sanksionet kundër Rusisë për luftën në Ukrainë “janë gjithmonë në tryezë”, tha Borrell duke u përgjigjur, në Luksemburg, për mundësinë e një embargoje për importet e naftës nga Rusia.

“Të diskutosh për Ukrainën sigurisht do të thotë të diskutosh efektivitetin e tyre dhe ministrat do të diskutojnë hapat e ardhshëm”.

Zjarr Tv Ad