Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gazetari Çim Peka thotë se anëtarë nga Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike kanë dorëzuar në ambasadat perëndimore në Tiranë një listë “me emrat e trafikantëve të drogës” që Lulzim Basha ka takuar.
Vetëm disa ditë më parë, gazetari Peka hodhi një akuzë të rëndë ndaj Bashës, duke thënë se kreu i PD kishte darkuar “me një trafikant ndërkombëtar droge”, gjatë kohës së “Çadrës së Lirisë”, të cilin e pagoi për të mbyllur çështjen Muzin.
“Kam burime që anëtarë të Grupit të Rithemelimit kanë dorëzuar në ambasadat perëndimore në Tiranë listën e trafikantëve të drogës që zoti Basha ka takuar”, tha sot Peka.