Deklarata e fortë e ish-ministrit të Financave: Kemi refuzuar miratimin e projektit të Elbasanit sepse procedura nuk ishte në përputhje me ligjin

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka dëshmuar sot në Komisionin Hetimor, në lidhje me procedurat që janë ndjekur për inceneratorin e Elbasanit, për të cilin Cani sqaron se e ka refuzuar miratimin e projektit, pasi sipas tij kjo procedura nuk ishte në përputhje me ligjin.

Ish- ministri pranoi korrespondencat me ish-kolegun e tij, Lefter Koka duke argumentuar se kanë kërkuar informacion për kompaninë. Sipas tij Ministria e Financave duhet te jete ne dijeni nëse kompania ka kapacitete financiare apo jo.

“Ne kemi refuzuar, mbështetur në kërkesat dhe aktet ligjore dhe nënligjore. Është normale që ne të kryenim kështu. Ndërkohë ka ardhur edhe një projekt vendim kur  kërkohet që të zbatohet një procedurë e veçante lidhur me djegësin e mbeturinave ose inceneratorin.

Kjo procedurë ka marrë përgjigje nga ne që nuk përputhet me ligjin për arsye se  3 janë opsionet, nuk është në këto të treja dhe natyrshëm kemi thënë që nuk është brenda këtyre, prandaj kemi thëne që merreni dhe gjeni një nga tre mënyrat.

Po ashtu kërkojmë edhe të dhëna për firmën e që  ne e shikojmë tek kapacitetet financiare nëse e përmbush këtë detyrë apo jo lidhur me investimin”, eshte shprehur Cani.

Zjarr Tv Ad