Deklarata e fortë e Nikoll Lesit: E kam me burime përtej oqeanit, Basha do të bëhet President!

0
5975
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Botuesi Nikoll Lesi ka bërë një parashikim të fortë për atë që do ndodhë në politikën shqiptare, pasi shprehet se ka burime të sigurta se Lulzim Basha do të jetë Presidenti i ardhshëm i vendit.

Ai shkruan në gazetën “Koha Jonë” se kjo mund të jetë një mënyrë për të qetësuar situatën në PD, ndërkohë që drejtimin e opozitës pritet ta marrë dyshja Berisha-Meta.

Shkruan Nikoll Lesi:

Miqtë përtej Oqeanit, ata që po mbajnë Bashën në këmbë edhe kur elektoratin demokrat po e merr ish-kryeministri Berisha, kanë vendosur që Lulzim Basha të jetë President Republike, natyrisht pas largimit të Ilir Metës.

Kryeministri Rama është shprehur hapur se emrin e Presidentit të Republikës do ta votojë në bashkëpunim me PD, natyrisht me Lulzim Bashën.

Por nisur nga komplikacionet e mëdha dhe që nuk iu dihet fundi në PD, kur Berisha ka mobilizuar taborret kundër Selisë Blu, kanë nxjerrë në plan të parë që jo vetëm Rama ta zgjedhë Presidentin me PD, por do të jetë pikërisht Lulzim Basha si President 2022-2027.

Kjo mund të jetë dhe një mënyrë për ta qetësuar situatën në PD, ku pas kësaj zgjedhje si President, dyshja Berisha-Meta do të jenë kupola drejtuese e Opozitës.

Zjarr Tv Ad