Deklarata e fortë e Palokës: Protesta e 6 dhjetorit kundër qeverisë! Rama-Alibeu duan vulën e PD…

0
189
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita do të ketë angazhim të plotë për të organizuar një tjetër protestë masive ditën kur në Tiranë do të zbresin krerët e lartë të BE.

Nisma është cilësuar si e dëmshme për vendin prej qeverisë, edhe pse selia blu duket se është kujdesur të mos cenojë sigurinë. Qëllimi do të jetë sjellja në vëmendje të krizës ekonomike dhe nivelit të korrupsionit.

Paloka: Me 6 dhjetor do të protestojmë pro BE-së dhe kundër atij për të treguar se nuk pranohemi me një qeveri anti-shqiptare dhe anti evropiane.

Edi Paloka premton se tubimi do të jetë paqësor, por kërkon që policia të mos provokojë.
Paloka: Nuk jemi nga ata që ikim me vrap.
Një tjetër lidhje kryetari i Këshillit Kombëtar të PD e bën edhe me seancën e ashtuquajtur të vulës së kësaj force politike, madje duke akuzuar edhe Enkelejd Alibeajn.

Paloka: Një kryeministër që kontrollon drejtësinë ka urdhëruar me bashkëpunimin e deputetëve të PD-së, me Alibeun, me shpresë se duke qenë edhe gjyqi në këtë datë të Samitit dhe ne të prisnim si të mbaruar atë që do të vendoste Rama për opozitën.
Paloka shprehet i bindur për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 majit, po aq sa thekson dhe mbrojtjen e votës.

Paloka: Me 15 maj nëse do të shihen akte të tilla në 14 maj do të reagohet sepse këtu po vendoset diktatura.
Kreu i Këshillit Kombëtar nënvizon se pavarësisht skepticizmit të tij për procesin e primareve, në përfundim anëtarësia do të jetë e bashkuar dhe se kandidatët do të jenë të fortë. 

Zjarr Tv Ad