Deklarata e fortë e Petro Koçit: Në PS mund të ketë Ministra të korruptuar…

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi denoncoi lidhjen me tenderat në bashkinë e Fierit, deputetri socialist Petro Koçi ka bërë një tjetër deklaratë të fortë ditën e djeshme. Ai u shpreh në Top Talk se në PS, mund të ketë Ministra të korruptuar, pasi fakti që ka Ministra që janë shkarkuar dhe janë lëvizur tregon që kanë pasur probleme.

“SPAK-u ka bërë një bisedë me mua dhe politikani nuk duhet të jetë një ekspert policie apo gjyqtar. Përderisa korrupsioni dhe ligjet e segmenteve dhe individëve të shtetit ekzistojnë dhe shoqëria ti reflekton edhe politikisht atëherë është detyrë e politikës që këtë gjë ta bëjë si zëdhënje të shkudë edhe institucionet dhe të rrisë rezistencën te individë që punojnë te shteti për të refuzuar fenomene të tilla. SPAK-u duhet të hetojë.

Nuk jemi në një situatë ku na kontrollon kirmi, por ekziston dhe në vende të caktuara është shumë i fuqishëm. Në vende të caktuara ndërveprimi i institucioneve ligjzbatuese duhet të jetë më i fortë. Për mua i gjithë truri i policisë është policia mw e korruptuar, që na duhet më e fuqishme dhe duhet të funksionojë me shërbimet informative vendas dhe ato të huaja.

Në tetë vite të PS-së në pushtet ka ministra të korruptuar?

Koçi: Po edhe mund të ketë. Fakti që ka Ministra që janë shkarkuar dhe janë lëvizur tregon që kanë pasur probleme.

Një parti politike që të mbijetojë ndër vite, sidomos në planin elektoral dhe të jetë e besueshme, duhet të ketë aftësinë për të vetëndryshuar. Kjo do të thotë që është kapacitet për të ndryshuar edhe vendin.

Zjarr Tv Ad