Deklarata e fortë e Shanos: Askush nuk e heq Berishën nga PD, të mos i shkojë njeriu në mendje, sepse këtë vendim e merr vetëm…

0
534
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dritan Shano, mendon se askush nuk ka fuqi të largojë Sali Berishën, nga Partia Demokratike. Në një intervistë për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Shano u shpreh se një vendim për t’u larguar nga jeta politike, mund ta marrë vetëm Berisha.

Megjithatë, sipas tij, ka ardhur momenti që PD-ja të shkëputet nga e shkuara.

“Roli i Sali Berishës do të jetë gjithmonë madhor në PD, për aq kohë sa ai vetë të vendosë të largohet nga politika aktive, kjo është e sigurt. Askush nuk ka forcë të heqë Berishën nga Partia Demokratike, as nga grupi parlamentar. Të mos i shkojë në mendje njeriu. Unë nuk jam tifoz i zjarrtë i metodës politike të zotit Berisha. Çdo njeri është përgjegjës për fatin e vet. Mbetet në dorën e zotit Berisha të vlerësojë sesi do ta çojë ai përpara kontributin politik. Ka ardhur koha që dikush të dalë dhe ta shohë PD-në të shkëputur nga Sali Berisha. PD-ja duhet të shkëputet nga e shkuara, sado e suksesshme të jetë ajo”.

Zjarr Tv Ad