DEKLARATA E FORTË/ Flamur Noka akuzon Lulzim Bashën: I kam me emra konkretë, po shantazhon anëtarët e PD-së me vizën amerikane

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Flamur Noka ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, pasi ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se po shantazhon anëtarët e PD-së duke u thënë se do të kenë probleme me vizën amerikane nëse firmosin formularin për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Por Noka shtoi se pavarësisht këtyre presioneve, numri i firmave të nevojshme për të mbledhur Kuvendin është tejkaluar.

“Kemi informacione të pafundme me emra konkretë. Dje kam patur disa delegatë në zyrë të cilët ishin shantazhuar me probleme të vizës nga drejtues të niveleve të ndryshme të PD-së”, ka thënë Flamur Noka në Klan Neës.

Noka u shpreh se vendimi për përjashtimin e Sali berishës nga Grupi Parlamentar tregoi se ka një marrëveshje mes Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.

“Tregoi qartësisht se ka një pazar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Askujt në republikën e Shqipërisë nuk i interesin përveç Edi Ramës që PD të ishte më e dobët dhe që mohojë historinë, kontributin dhe vlerat e PD-së dhe ky vendim kujt i çonte ujë, më mullirin e opozitës apo në mullirin e Edi Ramës”, është shprehur Noka.

Zjarr Tv Ad