Deklarata e fortë/ Gjekmarkaj debat me Dumën: Ky është emisioni im i fundit që flas…

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, është përfshirë në mbrëmje e djeshme në një debat me moderatoren e “Top Story”, Grida Duma, për faktin se është ndërprerë në vazhdimësi nga panelistët e tjerë teksa jepte argumentet e tij.

Gjekmarkaj tha se ky mund të ishte emisioni i tij i fundit që merrte pjesë, pasi sipas tij, opozita nuk duhet të ishte më temë debati pasi tashmë është e bashkuar.

DEBATI:

Gjekmarkaj: Ai është kurdisur.

Duma: Alban të lutem… Kur jeni në një emision politik prime time nuk mund të prisni monolog sepse jemi 6 veta përfshi edhe mua. S’ka kuptim të ketë monolog, ky është debat politik.

Gjekmarkaj: Çdo gjë e ka një limit. Ti nuk mund ta instruktosh tjetrin deri në momentin që ai të mos thotë asnjë fjali.

Duma: Jo, jo. Ndoshta secili nuk e kupton veten sepse unë kam po të njëjtën pakënaqësi nga të gjithë.

Gjekmarkaj: Nuk mund të ndërhyjnë si autokombajnë për të më sharruar mendimet. Tani çfarë kuptimi ka?

Duma: Unë kam ndërhyrë në rast se për dy-tre gjëra mund të bëhet debat.

Gjekmarkaj: Unë kam një edukatë televizive që dua ta dëgjoj tjetrin dhe ta respektoj. Unë nuk kam dëshirë t’ja hedh njeriu, por dua që tjetri të më dëgjoj deri në fund.

Duma: Ju e dini shumë mirë që në qoftë se ikën rrjedha logjike e debatit, ne nuk i kthehemi dot asaj. Këtu e ka kuptimin debati sepse nuk mund t’u them dot unë bëj debat, bëj debat. Pra debati lind natyrshëm.

Gjekmarkaj: Unë mendova se janë disa gjëra që janë në interes për publikun dhe duhet t’u kthehet përgjigje. Albani ndërhyri për të bërë zhurmuesin.

Duma: Ju doni të rrini si partiak në atë pozicion apo intelektual?

Gjekmarkaj: Unë ta dhashë përgjigjen… Unë nuk arrita të mbaroj një fjali sepse u destrukturova. Njerëzit nuk kanë nevojë që të dëgjojnë të njëjtit politikanë, të shohin të njëjtat figura me gjithë respektin që kam për gjithsecilin. Protesta duhet të gjenerojë edhe lidership të ri që i atashohet opozitës, folës nga shtresa të ndryshme sociale, intelektuale, qytetare, etj… Kjo për momentin nuk ndodhi, por mendoj se te tjetra duhet të ndodhë. Prezenca në shesh dje ishte një akt politik i çdo qytetari qoftë edhe me heshtjen e vetë sepse ata furnizuan me energji opozitën, e cila ndodhet në një agresion edhe për fajet e veta. Unë ndoshta e kam emisionin tim të fundit që të vij dhe flas për çështjet e opozitës sepse mendoj se ky debat duhet mbyllur. Opozita i ka zgjidhur problemet e veta dhe është tashmë në një institucion i bashkuar.

Duma: Po ku do të flisni tjetër Agron?

Dudushi: Këta i kanë mbyllur çështjet e brendshme tani…/Top Channel

Zjarr Tv Ad