Deklarata e Kim, Nesho: Ka zbutje! Eskobar u takua me Dodik edhe pse është ‘non grata’ në SHBA

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në ‘Task Force’ në SYRI TV, ish-ambasadori në OKB Agim Nesho e ka quajtur një zbutje të deklaratës së ambasadores amerikane Juri Kim.

Nesho theksoi se një rast i qartë ndodhi pardje, pasi Dodik është një person non grata në SHBA por ambasadori Eskobar ishte në bisedime me të.

Nesho: Shoh dy gjëra. Ka një zbutje të deklaratave të zonjës ambasadore, ka pasur një deklaratë shumë të fortë presioni, jo vetëm e palejueshme për një gjuhë diplomatike por edhe për atë që përfaqëson Amerika për vendin tonë, ku i tha se nëse pranoni këto alternativa do hani bar, tani flet për dy raste kryesore, e para ka një zbutje, duke qëndruar në mënyrë konsekuente dhe është e drejta e tyre të qëndrojnë në pozicionin e tyre të vendimit, por kjo deklaratë nga vetë mesazhi nuk është i pakorigjueshëm. Një rast i qartë ndodhi pardje pasi Dodik është një person non grata në SHBA por ambasadori Eskobar ishte në bisedime me të, pse? sepse ai imponohet si lideri i një force pavarësisht nëse përputhet me interesat tona perëndimore apo jo.

Rasti i ministrit të brendshëm taleban është në kërkim për krime kundër njerëzimit dhe ka vrarë trupat paqeruajtëse.

Vendimi për Berishën ishte një zgjidhje konjuktoriale për ti dhënë hapsirë qeverisjes së Ramës edhe pse elektorati shqiptar kërkonte ndryshim. Një regjim i korruptuar që duhet të ndalohej, por u bë një goditje nga ana tjetër për ti dhënë hapësira pushtetit. Pse? Ngjarjet tregojnë edhe vizitat e shumta të amerikanëve, që edhe çështjet klienteliste si çështja e Afganistainit, pra kjo tregon se edhe demokracia paska një çmim. Por ka një zbutje dhe zbutja do vijë ndalë ngadalë pasi ne ambasadorët lëvizim shpejt.

Zjarr Tv Ad