Deklarata e Papa Françeskut: Viktor Orban më tha se Rusia planifikon t’i japë fund luftës në 9 Maj

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Papa Françesku ka bërë një deklaratë të fortë pas takimit me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Si tha se Orban i kishte treguar që Vladimir Putin po planifikonte t’i japë fund pushtimit të Ukrainës në 9 Maj, një datë e shënuar për Rusinë.

“Orban, kur e takova, më tha se rusët kanë një plan, se gjithçka do të përfundojë më 9 maj. Kjo do të shpjegonte gjithashtu shpejtësinë e përshkallëzimit të këtyre ditëve. Sepse tani nuk është vetëm Donbasi, është Krimea, është Odesa, po i heq portin e Detit të Zi nga Ukraina, është gjithçka”, tha Papa Françesku.

Papa Françesku përsëriti deklaratat e mëparshme se është gati të udhëtojë në Moskë për t’u takuar me Putinin dhe e krahasoi luftën në Ukrainë me gjenocidin në Ruandë.

“Ne nuk kemi marrë ende një përgjigje dhe ne ende insistojmë, edhe pse kam frikë se Putini nuk mund dhe nuk dëshiron ta ketë këtë takim tani. Por kaq brutalitet, si nuk mund ta ndaloni atë? Njëzet e pesë vjet më parë ne përjetoi të njëjtën gjë me Ruandën”, tha Papa.

Zjarr Tv Ad