Deklarata e papritur: Punonjësit e pastrimit nxjerrin kokainën nga Porti i Durrësit me kazanët e mbeturinave

0
330
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e djeshme, kur është shprehur se ka dyshime të forta se punonjësit e pastrimit në Portin e Durrësit nxjerrin kokainën prej andej përmes kazanëve të mbeturinave.

Lala ka thënë se kjo tashmë është kthyer në fokusin e punës së Policisë së Shtetit. Sipas saj, nxjerrja e kokainës nëpërmjet këtyre kazanëve është kthyer në një problem të madh për uniformat blu.

“Kur pastrojnë portin, ka dyshime të forta se përmes atyre kazanëve të verdhë që marrin dhe heqin mbeturinat. Brenda atyre kazanëve ka sasi droge. Ka pako me kokainë. Fokusi i Policisë është për të kontrolluar këta punonjësit e mirëmbajtjes në port. Është evidentuar në disa raporte, është problemi më i madh”, u shpreh gazetarja në “Open”.

Një sasi prej të paktën 59 kg kokainë është zbuluar sot në Portin e Durrësit. Ajo ishte fshehur në një kontenier me qymyr guri që vinte nga Kolumbia, ndërsa gjatë rrugës kishte bërë dhe disa ndalesa në porte të tjera. Hetimet vazhdojnë dhe dyshimet janë se kemi të bëjmë me një sasi më të madhe.

Zjarr Tv Ad