Deklarata e Sali Berishës: Presidenti kroat kërkoi anëtarësimin e Kosovës në NATO, Edi Rama nuk e mbështeti

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s, të mbajtur dy ditë më parë, është kërkuar anëtarësimi i Kosovës në Aleancë. Kjo kërkesë është bërë, sipas Berishës, nga presidenti i Kroacisë.

Krah liderëve europianë e botërorë ishte dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Berisha shkruan në rrjetin social Facebook se kryeministri ynë nuk e ka mbështetur kërkesën e presidenti Zoran Milanović. Nuk ka informacione për këtë deklaratë, nëse Rama vërtet ka refuzuar kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

“Presidenti i Kroacise, Milanoviç kerkoi ne Samitin Brukselit anetaresimin e Kosoves ne NATO dhe njohjen e saj nga vendet anetare qe nuk e kane njohur. Argati i Beogradit Edi Rama nuk mbeshteti kerkesen e tij. Mirenjohje te pakufishme Presidentit Milanoviç”, shkruan Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad