Deklarata e Yuri Kim, Soko: Mu duk si simpozium ujqërish, qeveria bën korrupsion, drejtësia e lufton

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, ekonomisti Pano Soko u shpreh se SPAK-un e ngritëm si ajo që do të luftonte ujkun në pushtet.

Ai tha se deklarata e ambasadores Yuri Kim se qeveria po lufton korrupsionin është e gabuar, se është drejtësia që e bën këtë gjë.

Soko: SPAK-un e ngritëm si ajo që do të luftonte ujkun në pushtet, sepse bëhen qengja kur janë në opozitë. Konferenca anti-korrupsion mu duk shumë interesante. Mu duk si simpozium me ujqërit për mbarështimin e deleve. Qeveri nuk e lufton korrupsion, por e bën. Është drejtësia që e lufton.

Korrupsion në Shqipëri, ata që ishin aty janë ata që thyejnë çdo vit 1 mld euro dëm karshi buxhetit të shtetit. Ata e kanë bërë këtë, ata që ishin në sallë. Ndërkohë ata thonë s epo luftojnë për korrupsionin. Të flasë Rama, Beqaj, Ahmetaj Veliaj dhe Balla për korrupsion është si simpozium i ujkut për të ruajtur delet.

Zjarr Tv Ad