Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Boshardt është shprehur mesditën e sotme pas një takimi me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, se deklarata e djeshme për 2 mld eurot që qarkullojnë nga kanabisi në Shqipëri është një keqkuptim.
Borchardt, deklaroi se sqarimin për këtë deklaratë e ka bërë edhe ditën e djeshme përmes një statusi në Twitter.
“Ishte një keqkuptim. Në 2013-ën 1 000 ton kanabis kapën vlerën e 2 miliard euro. Gjatë vitit 2016, janë shkatërruar më shumë se 2.5 milionë rrënjë kanabis e barabartë me mbi 1 mijë tonë marijuanë dhe ky është një sukses i mirë”,-u shpreh Borchardt.
Bernd Borchardt tha se përpjekjet e Policisë së Shtetit ndaj krimit duhet të vazhdojnë, sidomos ndaj kanabisit.
“Ne diskutuam plane për bashkëpunime në të ardhmen. E kam fjalën për një sërë fushash, si lufta kundër krimit të organizuar, kundër dhunës, korrupsionit. Vitin e kaluar kemi parë shkatërrimin e 2.5 mln rrënjë kanabis. Përgëzojmë policinë e shtetit që ka kapur këto sasi të mëdha. Por përpjekjet duhet të vazhdojnë. Diskutuam gjithashtu edhe për nevojë për të çuar para reformën zgjedhore dhe si të mbajmë larg zgjedhjeve sasinë e pista të parave”,-u shpreh Borchardt.///
Deklarata për 2 mld euro nga kanabisi, Borchardt: Keqkuptim
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...