Deklarata shokuese e Spartak Ngjelës: Një vajzë e re më kërkoi takim urgjent, në kafe më tregoi se…

0
1684
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela përmes një statusi në faqen e tij të Facebook, ka treguar një histori të një vajze të re, e cila i ka kërkuar që të takohen në mënyrë urgjente.

Ngjela thotë se vajza e re, rreth 19-vjeç i ka treguar se dikush ka tentuar ta përdhunojë dhe pasi nuk ia ka dalë, e ka dhunuar.

Ngjela thotë se vajza i ka kërkuar mendim nëse duhet ta denoncojë apo jo, pasi i kishte ende shenjat në trup, por avokati i ka thënë: Jo, i thashë, mos e denonco, sepse je e virgjër, dhe nuk të intereson për personalitetin tënd femëror. Asgjë serioze nuk të ka shkaktuar dot ai.

Postimi i plotë:

Para disa ditësh më kërkoi një vajzë në telefonin tim celular dhe më kërkoi një takim urgjent. Ia lashë takimin jashtë, në një kafene me barin në oborr..

Ishte shumë e bukur dhe më foli me një shqipe të qartë. Avokat…më kanë dhunuar, më tha, sapo u ul në tryezë. Dhe ishte shumë e shqetësuar.

Të kanë dhunuar, apo të kanë përdhunuar? E pyeta unë.

Jo… ai nuk më përdhunoi dot, dhe më dhunoi se i thashë që isha e virgjër.

E kuptoj, i thashë unë. Dhe vijova:

Sa vjeçe jeni? E pyeta.

Jam 19 për 20 më tha; dhe jam studente e vitit të dytë.

Por, ajo vijoi sërish me një pyetje.

Avokat, a ta denoncoj?… se i kam shenjat ende në trup, më tha.

Jo, i thashë, mos e denonco, sepse je e virgjër, dhe nuk të intereson për personalitetin tënd femëror. Asgjë serioze nuk të ka shkaktuar dot ai.

Faleminderit, më tha ajo.

Mos e denonco, i thashë unë sërish, por mos e harro hakmarrjen, sepse ti je edhe e bukur, edhe e mençur.

Të kuptoj shumë mirë më tha ajo, dhe me takoi me lotë në sy.

Duke ikur, më tha serish: hakmarrje, avokat! – por e pashë që tani ishte shumë e qetë.

Po, i thashë unë… por keni kohë, i vijova ngadalë.

Ju kuptoj shumë mirë, më tha.

Dhe ajo iku e u nda prej meje e gëzuar.

Spartak Ngjela

Qershor 2024

Zjarr Tv Ad