Prej vitesh, Shqipëria po digjet rregullisht.
Por si në çdo emergjencë tjetër, Shqipëria e Edi Ramës shfaqet primitive.
Së fundmi, qeveria pranoi se nuk ka mundësi që të shuajë zjarret nga ajri, pasi flota ajrore është degraduar plotësisht si shkak i aferave korruptive.
Për këtë arsye, në terren dolën ushtarët me lopata.
Vetë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri një deklaratë skandaloze. “Zjarret në fund i shuan ai ushtari, që ndonjëherë e përqeshin, por që bën punë të pazëvendësueshme as nga avioni dhe as nga helikopteri,” tha ai.
Deklarata e tij u postua edhe nga kryetari i PD, Sali Berisha, që e quajti një qëndrim skandaloz.
“Avionin e kemi në dispozicion të kryeministrit, kurse helikopterin e kemi për ministrat, jo për kovat e ujit!” shkruan Berisha./Standart