Deklarata tronditëse e Abilekajt: Zyrtarin e PS e kthyen me helikopter nga arratia, pas ndërhyjes së amerikanëve…

0
480
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Enton Abilekaj, ka deklaruar se ish deputeti Alqi Bllako, para se të arrestohej, u arratis, i ndihmuar edhe nga forcat operacionale, por u detyrua të kthehej pas ndërhyrjes së amerikanëve. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Abilekaj tha se Bllakon e nxorrën nga territori i Shqipërisë para se të arrestohej, por amerikanët ndërhynë duke kërcënuar se për këtë do të mbanin përgjegjësi autoritetet shqiptare, ndaj ish deputeti u kthye urgjentisht me helikopter.

“Ne kemi patur drejtësi të korruptuar dhe të varur nga politika. U mendua që kjo reforma e re të mos varet më nga politika dhe parlamenti, të ketë mekanizëm vetërregullues.

Një element që duhej bërë, ndodhi që amerikanët, nuk mund ta linin dhe t’ja varnin sërish mëlçitë ujqërve në qafë.  Pra, amerikanët u ftuan të merrnin pjesë, edhe si ekspertë edhe si donatorë. Në këtë klasë politike të korruptuar, pjesëmarrja amerikane është lajm i mirë. Kjo nuk është gjë e keqe, është ndihmë për Shqipërinë.

Tani vijmë te një reformë, që u la të merrej në dorë nga një parti e vetme. Kemi sot këtë gjë, që konkurenca në reformën në drejtësi, është midis Ramës dhe amerikanëve. Deri tani, ka fituar Edi Rama. Para tre vjetësh kreun e SPAK e vuri Rama. Dosjet e mëdha kanë dështuar. Për dy arrestime te inceneratorët, vajti disa herë Yuri Kim atje.

U detyrua ambasada amerikane, që të thoshte nëse largohet Alqi Bllako do t’ju akuzoj ju. Për të mos u prishur me ambasadën amerikane, e kthyen me helicopter, pasi e nxorrën jashtë me operacionalen Alqi Bllakon. Alqi Bllako doli jashtë dhe amerikanët ndërhynë.

Zjarr Tv Ad