Deklaratat e Ramës për Kurtin, Berisha: Lëshon rrufe ndaj kryeministrit të Kosovës që të mbrojë padronin Vuçiç

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan për situatën në veri të Kosovës dhe tensionet me Serbi, teksa ka dalë kundër deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

Berisha shkruan se Rama i është “përveshur” Albin Kurtit, në mënyrën më vulgare. Sipas tij, Rama e bën këtë për të mbrojtur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Postimi i plotë i Berishës:

Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

Të dashur miq, ka ditë që Edi Rama i është përveshur Albin Kurtit, në mënyrën më vulgare, me gurë në strajcë. Ndërkohë që një qëndrim të tillë nuk e ka mbajtur asnjë kryeministër i rajonit, dhe problemi apo kriza e fundit po trajtohet në nivelet më të larta politike botërore, në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Pallatin Elize, Kancelarinë Gjermane dhe BE.

Megjithëse Rama e di se sulmet dhe kërkesat e tij te Kurti, për arsye tashmë të njohura, kanë zero efekt. Përsëri ai vazhdon çdo ditë të lëshojë rrufe ndaj tij, si askush tjeter.

Arsyet kryesore të këtij qëndrimi janë:

Së pari, Rama e bën këtë për të mbrojtur padronin e tij, Vuçiç dhe për të nxjerrë Kurtin, që i ka treguar vendin me kohë, si djallin me zile.
Së dyti, si hakmarrës ai e bënë këtë për të ndërsyer në këtë moment të pafavorshëm për Kurtin forcat politike në Kosovë kundër tij. Por përsëri, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Vuçiçin, në këtë rast, kjo ndihmë nuk do të pranohet prej tyre.
Por arsyeja me kryesore qëndron në faktin se me këto deklarata të përditëshme, për një çështje të mprehtë, për majat e politikës botërore, Rama beson se me këto deklerata:

A- Do mund të krijojë për vete një mëshirë perëndimore, për të shpëtuar nga afera e tmerrshme korruptive e tij me McGonigal, për të cilën në SHBA ai është nën hetim të hapur penal dhe…

B- Do mund të mbulojë farsën e turpshme zgjedhore të 14 majit, e cila kundërmon histori turpi në mbarë Europën.

Por gabon, sepse përveç Vuçiçit, Ramën nuk e dëgjon njeri. Sb

Kujtojmë që kjo deklaratë e Berishës vjen pas intervistës së Ramës në BBC, i cili tha se duke thënë se SHBA dhe BE kanë të drejtë për qëndrimin e tyre ndaj Kosovës. Ndërkohë përsa i përket qëndrimit të kryemiinistrit Albin Kurti, Rama tha se po bën veprime të gabuara.

Zjarr Tv Ad