Deklaratat e Ramës për Portin e Durrësit/ Petrit Vasili: Kryeministri i kapur keq për shkak të paradhënieve të majme. Janë qindra milionë euro që s’do derdhen në arkën e shtetit sepse…

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për portin e Durrësit. Ai tha se Rama me deklaratat e tij e thellua më tej në këtë aferë.

Petrit Vasili: Sot në një moment shfrenimi të vërtetë si cdo njeri i kapur në faj e krim të rëndë shtetëror u përpoq të justifikonte aferën e tmerrshme mafioze të Portit të Durrësit, aferë disa miliarda euro, 2 mld te shkruara në letër e miliarda të tjera që janë të padeklaruara.

Mori përsipër të gënjente, e tha me gojën plot që shteti nuk do paguajë asnjë lekë por do përfitojë investim 2 miliardë euro.

Ne nuk jemi Edi Rama por flasim me fakte e dokumente.

Ky është vendimi i komitetit të investimeve strategjike që drejtohet nga Edi Rama.
Në faqen 5, thuhet: “ky projekt do përjashtohet nga taksa e ndikimit mbi infrastrukturë dhe taksa e strehimit social”.

Bëhet fjalë për qindra miliona euro që nuk do derdhen në arkën e shtetit, por do jenë si kontribut i shtetit. pra jo shteti është zero kontribut por është qindra milionë euro që nuk do derdhen në arkën e shtetit por do venë në dispozicion të aferës së portit të Durrësit.

Rama në nxitim shumë të madh, i kapur keq për shkak të paradhënieve të majme që marrin, na foli sot për grupin e madh që ka ndërtuar Dubain.

Zjarr Tv Ad