Deklaratat raciste të zyrtares britanike, shqiptarët nuk tërhiqen! Ja kur do të mbahet protesta e radhës në Londër, paralajmërohet edhe peticion

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta e radhës e shqiptarëve që jetojnë në Londër kundër deklaratave raciste të sekretares për Punët e Brendshme Suella Braverman, do të mbahet më 28 nëntor.

Kështu ka deklaruar Enkelejd Omi, një nga organizatorët e protestës së të shtunës në Londër. Ai është shprehur në Euronews Albania se vitet e tjera kjo ka qenë një ditë feste, por këtë vit është menduar të jetë një tubim i ngjashëm me atë të pak ditëve më parë.

“Aktualisht do të bëjmë një peticion që do ta çojmë tek zyra e kryeministrit. Protesta e radhës do të jetë më 28 nëntor, ora 6.

Vitet e tjera ka qenë një ditë feste por këtë vit kemi menduar të jetë një tubim. Përshëndes çdo politikan shqiptar që mbështet shqiptarët janë vendit, edhe pse politika është fajtorja kryesore e largimit të shqiptarëve nga vendi”, tha Omi.

Zjarr Tv Ad