Deklaratë nga selia e PD-së”Rama u premtoi shqiptarëve se do hanin me ‘lugë floriri’, por i zhyti në varfëri”

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANË– Akuzat për qeverinë kësaj radhe kanë ardhur nga shefi i kabinetit Basha, Dorian Teliti i cili shprehet se kryeministri Edi Rama ka dështuar me menaxhimin ekonomik të situatës pas COVID-19.

Për Teliti, të gjitha kanë mbetur vetëm premtime, pasi Rama nuk ka bërë asgjë për të mbajtur fjalën e dhënë.

Situata e COVIDIT, sipas përfaqësuesit të PD-së, ka nxjerrë zbuluar qeverinë Rama si pa vizion, dhe për të zgjidhjen e kanë demokratët.

“Vete Qeveria parashikon qe te ardhurat mesatare per fryme ne vitin 2020 priten te bien me 5.7%, ose me rreth 270 euro me pak per çdo shqiptar. COVID 19 nxori teresisht zbuluar paaftesine e qeverise per te menaxhuar situaten ekonomike, braktisjen qe i beri qytetareve dhe bizneseve, te gjithe e shohim qartesisht humneren ku na ka zhytur. Sipas te dhenave zyrtare humbja totale e te ardhurave vleresohet te arrije te pakten 770 milione euro.

Asnjehere me pare, as ne vitet e krizes boterore ekonomike 2008, Shqiperia nuk ka shenuar nje rekord te tille ne renie, e kjo lidhet kryesisht me mungesen e vizionit dhe menaxhimin e keq te taksave & parave te shqiptareve nga Qeveria.

Ne 7 vjet qeveria e Rames mbeti ne nivelin e premtimeve elektorale propagandistike te “luges prej floriri” te tryezes bosh te shqiptareve, jo vetem duke mos mbajtur asnje prej tyre por duke i zhytur shqiptaret gjithnje e me shume ne varferi te skajshme. Kjo situate ka deshperuar te madh e te vogel, te ri e te moshuar. Nxjerrja e vendit nga ky batak ekonomik qe po u merr frymen shqiptareve nuk eshte i lehte por nuk eshte as i pamundur.

Partia Demokratike e ka kete mision te qeverisjes se saj dhe ne platformen tone shqiptaret do te trajtohen si qytetare te denje te ketij vendi dhe me mundesi te barabarta. Qeveria e oborrtareve do te jape llogari bashke me miqte oligarke dhe parate e shqiptareve do tu kthehen mbrapsht atyre.

Cdo PPP korruptiv dhe cdo para e cuar padrejtesisht ne xhepat e oligarkeve do te kthehet ne investim per nje jete me te mire per shqiptaret, qe te rrine ne Shqiperi dhe jo me syte nga bota. Kjo nderhyrje ne ekonomine e vendit eshte emergjence e ne do ta kryejme nje ore e me pare, bashke me shqiptaret qe do te ndeshkojne shume shpejt me vote qeverine e babezitur qe ka pervetesuar gjithcka, ne tafmane e saj per te marre cdo gje. Por sic populli thote…tafmaja madhe te le pa gje”, shprehet Teliti.

Zjarr Tv Ad