Deklarate e Partise Agrare Ambientaliste

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Agrare Ambientaliste (PAA) vlerëson votimin sot në Kuvendin e Shqipërisë të marrëveshjes së 5 qershorit, që është plotësimi i një prej kushteve më të rëndësishme të BE-së për ҫeljen e negociatave dhe fillimin e zgjidhjes së krizës politike më të gjatë që ka kaluar tranzicioni shqiptar.
Tani është koha që partitë politike të fillojnë organizimin e tyre për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe parlamentare duke konkuruar me programe konkrete për të zbutur krizën e rëndë që po kalon vendi dhe me strategji, politika dhe projekte konkrete që ndihmojnë ringritjen dhe zhvillimin ekonomik si dhe stabilitetin e financave publike. Kriteret dhe proceset perzgjedhëse të kandidatëve për kryetar bashkie dhe deputet duhet të jenë sa më demokratike dhe transparente. Demokratizmi i partive politike është parakusht për demokratizmin e Shqipërisë. Shkëputja e lidhjeve me krimin, lufta kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit janë sot më jetike se kurrë.

Zjarr Tv Ad