Deklarate per media e PAA per rimekembjen e bujqesise

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bujqësia e braktisur – qeveria harxhon 30 milionë për të fshehur dështimin e saj
Partia Agrare Ambientaliste (PAA) si zëri publik i fermerit, blegtorit, peshkatarit dhe
agropërpunuesit shqiptar proteston për neglizhencën e institucioneve shtetërore dhe vonesën e marrjes së masave konkrete në mbështetje financiare të bujqësisë.
PAA në datën 26.06.2020 i kërkoi MBZHR të qartësonte politikat dhe paketat antikrizë për
bujqësinë dhe sektorët e saj të cilët po paguajnë dëme te mëdha nga pandemia. Fatkeqësisht edhe pas përgjigjes nga Ministria, dhe sidomos pas shkurtimeve që i është bërë mbështetjes së bujqësisë me aktin normativ të ndryshimeve në buxhetin 2020, konstatohet një strategji mediatike e fshehjes së realitetit duke e zbukuruar atë.
Siç vërtetohet nga debati publik vetëm MBZHR ka realizuar një tender me vlerë 2.913.333
milion lekë për reklama dhe makiazhin e saj politik. Reklamat janë para të keq përdorura aq më tepër në sektorin që po vuan më rëndë dhe më gjatë pasojat e pandemisë.
Sipas analizës së perfomancës buxhetore për periudhën Janar – Prill 2020 rezulton se:
Sipas analizës së perfomancës buxhetore për periudhën Janar – Prill 2020 rezulton se:

Plani fillestar :2010: 11,112,000

Plani i rishikuar: 10,559,600

Fakti 5 mujor : 1,653,369

Total FAKT/PLAN 2020:16%

Shpenzimi korrente:25%

Shpenzimi kapitale:10%

 

i) Me rishikimet në buxhet bujqësia ka pësuar ulje të mbështetjes buxhetore me 552
milion lekë dhe
ii) Shkalla e realizimit të buxhetit gjatë 4 mujorit të parë është më e ulët se në ministritë
e tjera. Më konkretisht MBZHR për periudhën Janar-Prill 2020 ka përdorur vetëm 16% të buxhetit vjetor, por ka (keq) përdorur 25% të shpenzimeve operative, por ka realizuar vetëm 10% të investimeve kapitale që janë jetike për fermerët, blegtorët, agrobiznesin dhe agroturizmin. Shpenzimet operative ku përfshihen edhe reklamat janë realizuar 1.5 herë më shumë se total i shpenzimeve dhe 2.5 herë më shumë se investimet publike në bujqësi. Shifrat janë kokë forta dhe hedhin poshtë çdo demagogji dhe arrogancë të financuar nga taksat e shqiptarëve. PAA i bën thirrje shoqërisë civile dhe ekspertëve të talentuar të qarqeve universitare të nxisin dhe marrin pjesë aktive në strategjinë e daljes nga kriza dhe në strategjinë e zhvillimit afatgjatë të bujqësisë.

Zjarr Tv Ad