Deklarate per media e Partise Ambientaliste Agrare

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

BE konfirmon rolin si faktor dhe aktor global. Shqipëria duhet të eleminojë vonesat në integrimin europian. PAA vlerëson se marrëveshja e liderëve të vendeve të BE-së për buxhetin 2021-2027 dhe për paketën anti Covid-19 e bazuar në parimet e kohezionit dhe solidaritetit social konfirmon një lidership vizionar që eleminon krizat brenda saj dhe konfirmon BE si faktor dhe aktor global dhe model inspirues pro paqes dhe prosperitetit.
Miratimi i paketës anti Covid-19, vënia në dispozicion e fondeve të nevojshme dhe me kosto sa më të ulët për gjallërimin dhe ringritjen e ekonomive të goditura më rëndë ri-konfirmon vlerat e modelit europian të kohezionit dhe solidaritetit social. Marrëveshja përbën një moment rikonfimimi të fuqishëm të BE-së si blloku: (i) më i madh ekonomik; (ii) nga më të zhvilluarit dhe (iii) që mbështet më qartë dhe më fort demokracinë funksionale në çdo vend.
Ky model suksesi i detyruar nga përgjegjësia për zgjidhjen e krizave dhe mbështetjen e demokracisë dhe ekonomisë duhet të inspirojë apo edhe detyrojë liderët shqiptarë ti japin fund krizave dhe të mos pengojnë të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Zjarr Tv Ad