Deklarohet emergjenca klimatike

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qindra qytete dhe fshatra në Britani kanë deklaruar “emergjencën klimatike.” Nuk ka një përkufizim të vetëm se çfarë do të thotë kjo, por shumë zona lokale thonë se duan të mos kenë karbon në 2030. Disa Këshilla kanë premtuar se do prezantojnë makinat elektrike ose shtëpitë me panele diellore për të arritur qëllimin. Është një qëllim më ambicios se ai i qeverisë,që është të reduktojë emetimin e karbonit në masën 80% deri në vitin 2050. Mbrëmjen e kaluar Bath u bë këshilli i fundit lokal që deklaroi një emergjencë klimatike.

 

Pse është deklaruar një emergjencë?

Kombet e Bashkuara thanë se mund të kemi vetëm 12 vite për të limituar katastrofën e ndryshimeve klimatike. Këshilltarja e Bristol, Carla Denyer fillmisht parashtroi idenë që zonat lokale të deklaronin emergjencat klimatike dhe në nëntor këshilli i qytetit e miratoi propozimin.

“Ne po e pranojmë që ndodhemi në një situate emergjente”-tha ajo për Radio 1.

Denyer tha se nuk ka të bëjë vetëm me emetimin e karbonit në shkallë lokale, por gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin rreth ndryshimeve klimatike dhe bindjen e deputetëtve, si e vetmja mënyrë për të bërë ndryshime.

“Qeveria kombëtare duhet të deklarojë emergjencën dhe të japë burime për ti mundësuar këshillit  të ndihmojë për të reduktuar emetimin e karbonit. Është hapi i parë për një ndryshim radikal,”-shtoi ajo.

Qindra zona të tjera lokale duke përfshirë Edinburgun, Londrën dhe Mançesterin kanë kopjuar lëvizjen e Denyer dhe deklaruan emergjencat klimatike. Këshillet bashkiake dhe të komunave të vogla shpallën deklaratat e tyre për të vendosur nën presion qeverinë.

 

Zjarr Tv Ad