Dekoratat, debat në Komisionin e Sigurisë, Xhaferaj kërkon largimin e Lames, Spiropali: E kemi ekspert

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasditen e së martës është mbledhur Komisioni për Sigurinë Kombëtare ku ndër të tjera u shqyrtua edhe projektligji  “ Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”.

I ftuar në cilësinë e ekspertit ishte kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame dhe prania e tij nxiti edhe debate mes deputetit demokrat Ferdinand Xhaferaj dhe ministres Elisa Spiropali.

Xhaferaj kërkoi që Lame të dilte jashtë për shkak të “historikut të tij të grabitjes së pronave”. Po ashtu, deputeti demokrat solli në vëmendje edhe përgjimet që u publikuan para zgjedhjeve të 25 prillit kur fliste për 120 mijë legalizime që siç u shpreh Xhaferaj “dihej që nuk do të bëheshin kurrë.”

Sipas atyre që deklaroi deputeti demokrat, prania e Lames bënte pis Komisionin e Sigurisë Kombëtari. Kurse, Spiropali argumentoi se Lame ishte caktuar ekspert për projektligjin me urdhër të kryeministrit.

“Urdhrin e tij, Rama ta çojë në Surrel, jo në komisionin Parlamentar,” kundërshtoi Xhaferaj.

Deklaratat e tij i mbështeti edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka.

Zjarr Tv Ad