Dekorimi i Ylli Bodinakut nga Meta, Ambasadori Zingraf vlerëson refugjatët shqiptarë: Shërbejnë si urë e rëndësishme mes dy vendeve

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi Presidenti i vendit, Ilir Meta dekoroi Ylli Bodinakun me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, për guximin dhe vullnetin e treguar në vitin 1990, ka reaguar ambasadori gjerman, Peter Zingraf.

Në një postim në Facebook nga ambasada gjermane, thuhet se Ambasadori Zingraf kujtoi ngjarjet dramatike të korrikut 1990 dhe vlerësoi më shumë se 3.000 refugjatët, të cilët më pas mundën të udhëtonin për në Gjermani, si një urë e rëndësishme midis dy vendeve tona.

Në 2 korrik 1990, Ylli Bodinaku me një kamion dhe 40 refugjatë sipër tij, mes tyre djali vetëm 3 muajsh, shembi murin e ambasadës gjermane si një revoltë kjo kundër regjimit komunist dhe për të kërkuar shpëtim në Gjermani.

“Më 2 korrik, me rastin e 31-vjetorit të fillimit të arratisjes së mijëra shqiptarëve/eve në ambasadën gjermane dhe ambasadat e tjera më 2 korrik 1990, Ambasadori Peter Zingraf ishte i ftuar në ceremoninë e dekorimit të z. Ylli Bodinaku nga Presidenti Ilir Meta.

Ylli Bodinaku rrëzoi murin e ambasadës më 2 korrik 1990 me një kamion dhe 40 refugjatë mbi të, përfshirë djalin e tij 3 muajsh. Presidenti Meta e vlerësoi atë për guximin dhe vullnetin e tij të fortë për liri. Ambasadori Zingraf kujtoi ngjarjet dramatike të korrikut 1990 dhe vlerësoi më shumë se 3.000 refugjatët, të cilët më pas mundën të udhëtonin për në Gjermani, si një urë e rëndësishme midis dy vendeve tona.” shkruan ambasada gjermane ne Shqiperi.

Zjarr Tv Ad