Dekretet e 4 ministrave, Nishani: Do refuzoja dekretimin e Fatmir Xhafës, s`ma lejon Kushtetuta

0
825
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikes Bujar Nishani, ka dale para medias ne lidhje me dekretimin e 4 ministrave te propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Ai ka thene se kandidatura e ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj eshte e papershtatshme. “Por Kushtetuta nuk i jep te drejte Presidentit per refuzimin e propozimit qe i eshte bere nga kryeministri”, tha Nishani.
Ai tha se ne kushtet e tanishme, i mbetet kryeministrit dhe Parlamentit ta shikoje kete ceshtje ne lidhje me kandidatin per Minister te Brendshem.

Pjese nga deklarata e Nishanit:

Jemi në një situatë të tensionuar politike para zgjedhjeve Parlamentare.

Opozita e vendit ka dalë nga Parlamenti dhe po proteston, duke argumentuar kërkesën për zgjedhje të lira.

Në këtë kontekts, edhe ndryshimet në Këshillin e Ministrave kanë specifika të veccanta, por më konkretja, është tek Ministria e Brendshme.

Vitet e fundit është konstatuar një politizim i skajshëm i policisë së shtetit.

Po ashtu, është adresuar shqetësimi i partnerëve ndërkombëtarë për përmasat shqetësuese që ka marrë trafiku i kanabisit.

Konstatimi i lidhjeve të individëve në grupet e krimit të organuizuar me politikën.

Ministria e Brendshme ka një rol parësor në menaxhimin e procesit zgjedhor, përmes policisë ka përgjegjësinë e ruajtjes së rendit e sigurisë.

Problematikat që përball policia janë blerja e votës dhe angazhimi i personave me precedentë penalë në zgjedhje.

MB ka përgjegjësi për funksionimin e garantimin e infrastrukturës së nevojshme për zgjedhjet nga pushteti lokal.

Kjo ministri ka lidhje edhe me listat e zgjedhësve, përmes pushtetit lokal.
kam ndjekur debatet në lidhje me kandidaturën e Ministrit të Brendshëm.

Ka pasur dëshmi publike shqetësuese që akuzojnë kandidaturën për Ministër të Brendshëm për torturë jo vetëm ndaj personave të hetuar por edhe ndaj familjarëve.

Kjo ka ndodhur për shkak të reagimit të subjekteve denoncuese ndaj vdekjes së diktatorit.

Per kete aresye gjykoj se kandidatura e ministrit te Brendshem eshte e papershtatshme. Por kushtetuta nuk ia lejon Presidentit ta refuzoje dekretin e propozuar nga kryeministri.
Per kete aresye, besoj se Parlamenti, si i vetmi institucion qe Kushtetuta ia jep mundesine per te gjykuar mbi kandidaturat, do te marre parasysh kete qendrim te presidentit te Republikes.

Në lidhje me Xhafajn, Nishani tha se presidenti ka të drejtë të kërkojë të dhëna në emër të sigurisë kombëtare për kandidatët për Ministra.

Në rastin konkret do të ishte i nevojshëm një hetim parlamentar pasi Fatmir Xhafaj është deputet në drejtimin e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Hetimi parlamentar do të qartësonte gjërat dhe do ti verifikonte dëshmitë. Kushtetuta nuk lë afat për këtë gjë në lidhje me dekretimin e ministrave.

Zjarr Tv Ad