Dekreti i Metës për Gjinushin ndan botën akademike pro dhe kundër

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dekreti i një dite më parë i presidentit, Ilir Meta, i cili refuzoi emërimin në krye të Akademisë së Shkencave të kryetarit të zgjedhur me votë Skënder Gjinushi, ka ndarë botën akademike.

Një pjesë e tyre i kanë drejtuar një letër Presidentit, ku shprehën kundër dekretit. Por një pjesë tjetër nuk kanë pranuar të firmosin letrën drejtuar Presidentit Meta.

Skënder Gjinushi nuk ka marë miratimin e Presidentit Meta për të drejtuar Akademinë e Shkencave. Kreu i Shtetit ka refuzuar emërimin e tij duke argumentuar se procesi zgjedhor paraqet problematikë të theksuar ligjore.

Në arsyetimin e Presidencës thuhet se Gjinushi ka mbajtur detyrën e anëtarit të rregullt të Akademisë gjatë kohës që ka qenë kryetar i PSD, veprim që bien ndesh me ligjin.

Sipas verifikimeve të kryera nga institucioni i Presidencës, Gjinushi rezulton të ketë mbajtur postin e Kryetarit të Partisë edhe gjatë zgjedhjeve.

Depozitimi i kërkesës për dorëheqje nga funksionet në PSD është bërë në datën 3 qershor, 10 ditë pas zgjedhjeve.

Në një reagim për RTV Ora, Gjinushi tha se Presidenti nuk ka të drejtë të refuzojë dekretin pasi nuk është komision hetimor.

Zgjedhja e Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave është kundërshtuar edhe nga akademiku i njohur Artan Fuga.

Gjinushi u zgjodh me votat e 35 akademikëve në një garë pa rival.

 

Zjarr Tv Ad