Dekreti për teatrin, Meta: nuk mund të paragjykoj vendimet e Kuvendit

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Kuvendi është sovran për të vendosur në bazë të procedurave e përgjegjësive të veta”- Kështu  iu përgjigj sot Presidenti i vendit Ilir Meta , interesit të mediave, lidhur me shtyrjen e dekretit për shembjen e teatrit në parlament. Meta u shpreh se nuk ka asnjë arsye të paragjykojë vendimet e kuvendit.

Njëkohësisht kreu i shtetit i uroi punë të mbarë deputetëve, me nisjen e legjislaturës së re, ndërsa vuri theksin në bashkëpunimin mes palëve .

E ndersa I takon propozimit të berë nga kreu I Partisë Demokratike Lulzim Basha Meta u shpreh se: “Nuk kam asnjë koment për këto iniciativa, shpresoj në një bashkëpunim dhe lexim të përbashkët të atyre sfidave me të cilat duhet të përballohet politika shqiptare në mënyrë të bashkuar për të garantuar çeljen e negociatave”u tha Meta gazetarëve.

Deklaratat Kreu i Shtetit i bëri nga Reparti Zjarrfikës i Bashkisë Tiranë, ku efektivë të këtij reparti iu bashkuan nismës për dhurimin e gjakut.

 

Zjarr Tv Ad