Del agjenda e Kupës së Shqipërisë, ja kur do të luhen ndeshjet e kthimit të turit të parë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kupa e Shqipërisë do të luaj ndeshjet e saj të kthimit të turit të parë, e cila do të luhet në dy ditë, me 11 dhe 12 tetor.

Më 11 tetor, në Grupin A, Dinamo do të presë Butrintin në orën 14:00 në “Selman Stërmasi”, me sfidën e parë që ka përfunduar 0-1 në favor të bluve kryeqytetas.

Po në këtë orë në Bylisi pret Pogradecin, me ballshiotët që janë thuajse të kualifikuar pas fitores 0-3 në ndeshjen e parë, ndërsa Tërbuni-Lushnja luhet në orën 15:00, në kompleksin e Pezës.

Më 12 tetor, Grupi A do t’i luajë të gjitha ndeshjet e saj në orën 14:00, me Tiranën që pret Veleçikun në kompleksin “Skënder Halili”, Partizani-Oriku që do të luhet në Elbasan, Vllaznia-Flamurtari, Korabi-Besa dhe Vora-Kastrioti, me këtë të fundit që do të luhet në kompleksin e Pezës.

Në Grupin B, më 11 tetor do të ketë vetëm dy ndeshje. Laçi do të presë në kompleksin e Pezës Devollin në orën 13:00, ndërsa Teuta pret në “Niko Dovana” Luzii 2008 në orën 14:00.

Më 12 tetor, po në këtë grup, do të luhen gjithashtu të gjitha ndeshjet në orën 14:00. Kukësi pret Labërinë në kompleksin e Kamzës, Egnatia do të ndeshet me Shkumbinin, Skënderbeu pret Maliqin, ndërsa Erzeni luan kundër Turbinës në “Tofik Jashari”. Gjithashtu do të luhen Tomori-Burreli dhe Apolonia-Burreli, në aneksin e stadiumit, Fier.PanoramaSport

GRUPI A

11 tetor

Dinamo-Butrinti          14:00     (1-0)      (A5)

(në “Selman Stërmasi”)

Bylisi-Pogradeci           14:00     (3-0)      (A6)

Tërbuni-Lushnja          15:00     (0-2)      (A8)

(në kompleksin e Pezës)

12 tetor

Tirana-Veleçiku           14:00     (3-0)      (A1)

(në kompleksin “Skënder Halili”)

Partizani-Oriku            14:00     (0-0)      (A2)

(në “Elbasan Arena”)

Vllaznia-Flamurtari        14:00     (1-2)      (A3)

Vora-Kastrioti                14:00     (0-1)      (A4)

(në kompleksin e Pezës)

Korabi-Besa                  14:00     (1-1)      (A7)

GRUPI B

11 tetor

Laçi-Devolli                 13:00     (2-0)      (B1)

(në kompleksin e Pezës)

Teuta-Luzi 2008            14:00     (0-0)      (B3)

(në “Niko Dovana”)

12 tetor

Kukësi-Labëria            14:00     (3-0)      (B2)

(në kompleksin e Kamzës)

Egnatia-Shkumbini           14:00     (3-0)      (B4)

Skënderbeu-Maliqi           14:00     (5-1)      (B5)

Erzeni-Turbina                 14:00     (2-1)      (B6)

(në “Tofik Jashari”, Shijak)

Apolonia-Besëlidhja         14:00     (1-0)      (B7)

(në aneksin e stadiumit, Fier)

Tomori-Burreli                 14:00     (1-2)      (B8)

* në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para;

SKEMA E TURIT TË DYTË

GRUPI A

A8-A1    (C1)

A7-A2 (C2)

A6-A3 (C3)

Zjarr Tv Ad