Del jashtë funksioni autotransformatori 300 MW në nënstacionin e Tiranës, i dyti brenda 1 viti

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Del jashtë funksionit autotransformatori 300 MW në nënstacionin 400 kV Tiranë. Mosfunksionimi i këtij autotransformatori pritet të sjellë probleme të furnizimit me energji elektrike. Ky është Autotransformatori i dytë që del jashtë pune në nënstacionin 400kV Tiranë brenda harkut kohor të 1 viti.

Kjo situatë rëndon së tepërmi marrjen e energjisë elektrike nga importi, sidomos në kushtet kur niveli në HEC Fierzë është 271 metra, me prurje në HEC Fierzë 100 metër kub në sekondë (100m3/s). Dy autotranformatorët janë nga më të mëdhenjtë në Ballkan.

Në dhjetor OST hapi garën për blerjen e Autotransformatorit të parë që u dëmtua me fondin 3 miliard lekë të vjetra. Oferta fituese ishte më e shtrenjta nga 2 ofertat e tjera.

Seria e dëmtimeve që po ndodh me asetet e sistemit energjetik, vë në dyshim shkakun e dëmtimeve të këtyre Auto-transformatorëve. A vjen kjo si pasojë e pa aftësisë, apo nga keq menaxhimi dhe mos mirëmbajtja e qëllimshme, për të shkuar drejt tenderëve korruptivë ?

Zjarr Tv Ad