Një pikturë e rrallë e Van Gogh, që vjen nga një koleksion privat francez do të dalë në ankand në fund të marsit në Paris, nga Sotheby’s. Shtëpia e ankandit njofton, duke specifikuar se është një kanavacë e periudhës pariziene me pamje rruge në Montmartre, pikturuar në vitin 1887.
Është një vaj në kanavacë me përmasa 46 cm me 61 dhe vlerësimi i ankandit varion midis 5 dhe 8 milionë euro.
Kjo është një temë mjaft e rrallë për Van Gogh. Piktura përmendet në katalogë, por asnjëherë nuk është ekspozuar për publikun që nga viti 1920, kur u ble nga një familje franceze, e cila tani po e shet atë. Para se të dalë në ankand në Paris, vepra do të ekspozohet në Amsterdam dhe Hong Kong.
Cili ishte Vincent Van Gogh?
Vincent Van Gogh u lind më 30 mars të vitit 1853 në Groot-Zundest, një fshat i vogël në jug të Holandës. I ati ishte pastor dhe xhaxhallarët e tij-shitësa veprash të artit…
Van Gogh e kaloi të gjithë jetën e tij të shkurtër duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. Çrregullimet nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjithë jetën dhe absurditeti i epokës së artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. Një nga historitë më tipike, e famshmja histori e veshit të tij.