Këngëtarët si Michael Jackson, Bob Dylan dhe Paul McCartney, ishin ndër ata që bënë revolucion në botën e muzikës. Ende sot e kësaj dite, hitet e tyre janë më të dëgjuarat. Për fansat dhe për të gjithë ata që kanë ëndërruar t’i shohin ose të kenë dicka si kujtim prej tyre, vjen lajmi i mirë.
Më datë 10 Nëntor në ‘Hard Rock Cafe’ në Times Square të New York, do të dalin në ankand sendet më me vlerë të këtyre këngëtarëve. Xhaketa e famshme prej lëkure e Jackson, me zinxhirët e shumtë, e cilësuar si një nga veshjet më të bukura të tij, mendohet të shitet për 100 mijë Dollarë.
Gjithashtu pjesë e ankandit do të jenë kitarat që Bob Dylan, Paul McCartney, Eric Clapton dhe shumë artistë të tjerë kanë përdorur gjatë karrierës së tyre. Ato mendohet se do të kapin shifrat nga 20 mijë Dollarë deri në 50 mijë Dollarë secila.
Një pjesë e të ardhurave, do të shkojnë për bamirësi, për organizatën MusiCares, e cila ofron shërbime shëndetësore por jo vetëm për muzikantët e rinj.