Del nga shtrati lumi Ishëm në Fushë Krujë, izolohen disa familje në fshatin Murqinë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së fundit kanë sjellë dhe përmbytje në zonën e Murqinës dhe Mallkuçit.

Bëhet me dije se për shkak të reshjeve të shumta gjatë natës lumi Ishëm ka dal nga shtrati duke përmbytur me dhjetëra hektar tokë bujqësore në Murqinë, Mallkuc dhe Bilaj. Gjithashtu për shkak të reshjeve të shiut janë bllokuar edhe disa rrugë të fshtarve.

Reshjet vijojnë në këto zona dhe pse intensiteti i tyre ka renë, por nëse do të ketë sërish intensitet të lartë shiu, situata pritet të përkeqësohet.

Zjarr Tv Ad